Transmetuar më 12-07-2020, 12:08

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambjentet e një kishe.

Të paktën pesë persona u vranë, disa mbetën të plagosur, dhe 40 të tjerë, përfshirë policë jashtë detyre, u arrestuan të shtunën.

Raportohet se disa njerëz të armatosur sulmuan një kishë në Afrikën e Jugut.

Sipas komisarit të policisë kombëtare si shkak raportohet mosmarrëveshjet mbi pretendentë që synon të udhëhiqnin kishën.

Sipas një deklarate të oficerit të lartë të policisë së Afrikës së Jugut, gjenerali Khehla John Sitole, "katër persona u gjetën të qëlluar dhe të djegur për vdekje në një makinë ndërsa një viktimë e pestë, një roje sigurie, u qëllua gjithashtu për vdekje fatalisht në makinën e tij."

Kisha ka pasur përplasje të shumta, të cilat janë raportuar gjerësisht nga mediat lokale pasi udhëheqësi multimilioner dhe themeluesi Comforter Glayton Modise, vdiq në 2016.

Sitole tha se policia kishte të dhëna për “të shtëna dhe një situatë të pretenduar për pengje”, dhe sekuestroi më shumë se 34 armë zjarri përfshirë, 16 armë të tjera dhe 13 pistoleta.

“Jam i sigurt se reagimi i shpejtë nga forcat e përbashkëta të sigurisë ka shmangur atë që mund të ketë ishte një tragjedi shumë më e rëndë, – tha Sitole.

Policia po heton ngjarjen, për të vënë para përgjegjësisë autorët me qëllim që të tilla tragjedi të paralajmëruara të mos përsëriten më në të ardhmen.

/NOA.al