Transmetuar më 12-07-2020, 10:28

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, po kalon pushimet e tij në vendlindje, Norvegji, por është përballur mbrëmjen e djeshme me një situatë të pakëndshme.

Lojtari po shijon pushimet, prej pandemisë, teksa frekuenton klube të ndryshme nate, në vendlindje, ndërkojë një video e bërë publike tregon se mbrëmjen e djeshme ai është nxjerrë me forcë jashtë.

Forcat e sigurisë së lokalit e nxorën me dhunë Haaland, edhe pse ai është një nga sulmuesit më të mirë në Europë.

Ai u përjashtua nga një klub nate, për shkak se ka thyer rrregullat, dhe për këtë ka kundërshtuar forcat e sigurisë, kur edhe u dëbua.

Në vendngjarje shkoi edhe policia, ndërsa rrethanat e sherrit brenda lokalit mbeten të paqarta./NOA.al