Koronavirusi, Skënder Brataj: Mos u mbyllni në fundjavë!
Transmetuar më 11-07-2020, 23:35

Një verë krejt ndryshe dhe e pamenduar më parë është kjo e këtij viti, për shkak të pandemisë globale Covid 19.

Por kushtet e reja të krijuara kanë përshtatur një sjelle të re jo vetëm për pushuesit, por edhe për operatorët që ofrojnë shërbimet turistike.

Plazhet e vendit, po presin pushuesit, ku siç do vit, besniket ata që vijnë nga trojet shqiptare përtej kufirit.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare dhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj, në intervistën e mëposhtme në RTSH thotë se mbyllja qoftë dhe për fundjavë nuk është zgjidhje.

Ai vlerëson se transporti publik është shumë shqetësues pasi rrit infektimet dhe apelon që maska të mbahet në çdo mjedis të mbyllur.

Loading...