Transmetuar më 11-07-2020, 21:38

Futbollisti i mirënjohur Lionel Messi, ka vendosur një rekord të ri në La Liga.

Ylli i Barcelonës, një gjë të tillë e ka bërë sot.

Ishte minuta e 15-të kur Lionel Messi dhuroi një asistim për Vidal i cili e kaloi Barcelonën në epërsi ndaj Valladolidit.

Me këtë asistim, Messi bëhet futbollisti i parë në histori të La Liga që arrin të regjistrojë 20 gola dhe 20 asistime në një sezon.