Transmetuar më 11-07-2020, 19:38

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e dy të rinjve, ka ndodhur në Turqi.

Një person pasi ka vrarë të dashurën e tij, është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Kemal Emen 38-vjeç kreu vetëvrasje pasi qëlloi Sema Dağ 35-vjeçe me një pistoletë, ndërsa mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrethin e Fatsa, Ordu.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12.00 të ditës së sotme në Kurtuluş Mahallesi të Fatsa-së, Reşadiye Caddesi.

Para se të ndodhte tragjedia, pati një zënkë në rrugë midis Kemal Emen dhe Sema Dağ, i cili u deklarua se ishte i dashuri i saj.

Pasi qëlloi të dashurën, 38-vjeçari u përpoq të shpëtonte, nga forcat e shumta të policisë.

Emen, i cili po përpiqej të ndalonte policinë duke qëlluar në ajër, e tërhoqi këmbëzën duke ia drejtuar vetes këtë herë.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Turqi./noa.al/

https://haberglobal.com.tr/gundem/ordu-da-dehset-sevgilisini-oldurup-intihar-etti-57723