Transmetuar më 11-07-2020, 19:05

Zi  në botën e sportit. Kampionia botërore e pistave të shkurtra Lara van Ruijven ndahet nga jeta: ajo ishte 27 vjeçe. Atletja Holandeze luftoi për tre javë në spitalin Perpignan, Francë, ku ishte e shtruar për shkak të sëmundjes së rëndë.

Në spital, pas disa analizave, mjekët kishin zbuluar se van Ruijven ishte e sëmurë nga një sëmundje autoimune", raporton NOA.al.

Pas vdekjes së Alex Pullin , një tjetër lajm tragjik godet botën e sporteve dimërore. Holandezja kishte shkuar në Pirenej me ekipin kombëtar të saj, në qershor, ku edhe u sëmur gjatë një seance stërvitore. Pas testeve të para, ajo ishte diagnostikuar me një sëmundje autoimune, e cila gjithashtu rezultoi me gjakderdhje të brendshme.

Lara iu nënshtrua disa operacioneve, të cilat fatkeqësisht nuk arritën të rikuperonin shëndetin e saj. Trajneri i Kombëtares Holandeze, ditët e fundit, kishte sqaruar se kishte pak shpresa për jetën e saj.

Lara ishte në një gjendje kome farmakologjike për disa ditë, derisa sot u dha lajmi i trishtuar i vdekjes së saj. Ajo lindi në fund të dhjetorit 1992. Suksesi më i madh i karrierës së saj ishte ai i 9 Marsit të vitit të kaluar, kur në provën e distancave të shkurtra të kampionatit botëror, në Sofje, fitoi titullin Botëror (në këtë garë mori edhe një medalje argjendi). Një vit më parë pati fituar medaljen e bronztë në Lojërat Dimërore, Pyeongchang . Dhe përveç medaljes olimpike dhe titullit botëror, ajo gjithashtu pati siguruar pesë medalje të arta në kampionatet evropiane (kombinuar, gjithashtu, me dy medalje argjendi).

/NOA.al