Transmetuar më 11-07-2020, 14:08

Pas disa ditësh i shtruar në spital, i infektuar nga koronavirusi, babai i gazetarit të njohur në Kosovë, Berat Buzhala, është ndarë nga jeta.

Bashor Buzhala ka ndërruar jetë mesditën e sotme në moshën 72-vjeçare, duke mos i mbijetuar dot Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë gazetari, duke u shprehur krenar për babanë e tij.

“Sot në ora 13.00 vdiq baba i jonë, Bashor Gegë Buzhala, në moshën 72-vjeçare. Pas një lufte të gjatë me Covid-in, ai nuk arriti të fitojë. Në sytë e mi, të vëllaut dhe dy motrave, kjo është humbja e tij e parë. Ne ishim jashtëzakonisht krenarë që e kemi pas një babë sikur ai. Tash e kemi nanën”, ka shkruar Buzhala. /a.y/noa.al