Transmetuar më 10-07-2020, 16:59

Sonte në mbrëmje do të luhet një prej ndeshjeve më të bukura të kampionatit shqiptar të futbollit.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, si asnjëherë më parë do të luhet pa praninë e spektatorëve në stadium, për shkak të masave anti Covid.

Për Tiranën kjo ndeshje është jetike, pasi është në prag të shpalljes kampion pas shumë vitesh.

Duket se Partizani do ta ketë të vështirë nga ana psikologjike, pasi pesë lojtarë janë prekur me koronavirus.

Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, janë lojtarët e prekur me koronavirus.

Pjesa tjetër e ekipit nuk ka probleme. /k.k/noa.al/