Isa Mustafa infektohet me koronavirus: Ndihem i plogësht
Transmetuar më 10-07-2020, 14:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë vetë me dije, duke njoftuar se analizat e kanë nxjerrë pozitiv.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës thotë se ndihet i plogësht por se nuk ka probleme të tjera dhe se familjarët e tij nuk janë të infektuar.

“Të nderuar miq, sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, shkruan Mustafa. /a.y/noa.al

Loading...