Transmetuar më 09-07-2020, 16:10

Koronavirusi ka shfrenuar edhe fantazinë e shumë njerëzve.

Përshembull, në Belgjikë mund të pushosh mbi një peme, kjo si masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

Një eksperiencë e re për të gjithë ata që kanë mundësi ta përjetojnë.

Këto tenda janë ide e artistit holandez Dre Vapenaar, të cilësuara më shumë si instalacione arti se tenda të prodhuara për tregti.

Kreu i  zyrës së turizmi në qytetin lindor të Borgloon, ku janë vendosur katër tenda përgjatë një fushe me pemë e lule, tha se prenotimet ishin të shpejta.

Sipas tij, gjasat janë që njerëzit të kenë nxituar t’i prenotojnë për shkak të udhëzimeve të qeverisë për të favorizuar pushimet në Belgjikë e jo në një shtet të huaj.

Vizitorët shprehen se janë shumë të rehatshme. Një natë në këto tenda kushton 70 euro e mund të flenë dy persona, dhe brenda kanë edhe tualet.

Këto tenda janë projektuar në vitet 1990 për të mbështetur aktivistët e mjedisit që kërkuan të ndalonin prerjen e pemëve.  /k.k/noa.al/