Transmetuar më 09-07-2020, 15:54

Menjëherë pasi opozita parlamentare braktisi punimet e seancës së sotme plenare, Grupi i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje.

Mazhoranca është e vendosur t’i qëndrojë marrëveshjes me PD-në dhe LSI-në për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë, lidhur me kërkesat e opozitës parlamentare, në grup u tha se ky është një vendim që respektohet nga mazhoranca.

Është përcaktuar që në datën 23 korrik, marrëveshja të shkojë në Parlament për t’u votuar.

Por klima është e polarizuar, me opozitën që e ka kushtëzuar votën e saj me listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit. /k.k/noa.al/