Transmetuar më 09-07-2020, 15:18

Opozita parlamentare ka braktisur sot punimet e seancës plenare duke refuzuar të votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ky vendim u mor pas mbledhjes që grupet e partive opozitare zhvilluan me dyer të mbyllura.

Ishte deputeti Myslym Murrizi ai që kërkoi ndërprerjen e seancës.

Ai ka komentuar edhe tryezën trepalëshe që fillimisht e propozoi Rama, dhe më pas nga Balla në seancë, duke thënë se PS do të jetë e mirë me të dyja palët, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, por ky nuk është problemi i tyre.

Edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk do ta votojnë marrëveshjen.

“Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju”, tha deputeti. /k.k/noa.al/