Transmetuar më 09-07-2020, 13:42

Këngëtarja Rezarta Shkurta këto ditë korriku po pushon në brigjet e jugut.

Në këto pushime ajo shoqërohet nga i shoqi Ermal Hoxha dhe vajza e saj Hera, si dhe nga mikesha Aulona Musta bashkë me familjen e saj.

Ditën e sotme Rezi ka ndarë një fotografi nga bregdeti, ku shihet në superformë.

E veshur me trupore, ajo nxjerr në pah gjinjtë e saj të bëshëm.

E kënaqur nga fotografia e realizuar nga Aulona, Rezarta shkruan, “Nuk ka më bukur në botë se bregdeti shqiptar. Aulona Musta po ngele pa punë ndonjëherë, me këtë foto sapo përfitove pozicion si fotografe”. /a.y/noa.al