Transmetuar më 09-07-2020, 13:20

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka shkuar mesditën e sotme në Kryesinë

e Kuvendit, për të zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky takim vjen për të diskutuar lidhur me reformën zgjedhore dhe pikat e fundit që kërkojnë dakordësi.

Ambasadorja amerikane ka luajtur rol kyç për gjetjen e marrëveshjes mazhorancë-opozitë, ku pikërisht në rezidencën amerikane u arrit marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. /a.y/noa.al