Transmetuar më 09-07-2020, 12:52

Në 24 orët e fundit u konfirmuan katër raste infektimesh të reja me koronavirus në Berat.

Mësohet se mes të infektuarve është një infermiere në zonën e Urës Vajgurore, e cila punon në një qendër shëndetësore.

Krahas saj dy raste të tjera, janë dy punonjës së Drejtorisë së Institutit të Shëndetit Publik në Berat, të cilët dyshohet se janë infektuar gjatë punës.

Ndërkohë rasti i katërt është ai i një punonjëseje në një fasoneri në qytetit jugor.

Situatë e rënduar vjen nga një familje në Bulqizë, ku janë konfirmuar katër të infektuar.

Bëhet fjalë për katër familjarë të mjekut epidemiolog i cili u konfirmua pozitiv dy ditë më parë.

Mes tyre është vëllai i mjekut, i cili punon në minierën e Bulqizës. Kjo ka bërë që të thellohet hetimi epidemiologjik, për të zbuluar se deri ku është shtrirë infeksioni.

Në orët e fundit si infektime të reja u raportuan 82 raste, 30 në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, dhe 83 viktima të shënuara qysh nga nisja e pandemisë.

Humbjet e jetës janë në Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1 dhe Berat 1.

Sakaq shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 509; Durrës 215; Shkodër 173; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 41; Elbasan 33; Korçë 32; Kukës 32; Berat 24; Gjirokastër 17 dhe Dibër 17. /a.y/noa.al

Rëndohet situata tek Infektivi, 17 pacientë rëndë, 6 në intubim

Nuk rreshtin shifrat e larta, 82 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit