Transmetuar më 09-07-2020, 12:07
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Shock” ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët shpërndanin kokainë dhe kanabis shtriva.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike, u bë arrestimi i D. K., 33 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K.. dhe D. K., merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të tyre, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar kanabis, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al