Transmetuar më 09-07-2020, 10:35

Tre persona janë vënë në shënjestrën e Operacionit Forca e Ligjit, për shkak të pasurive të tyre të dyshimta.

Bëhet fjalë për Çlirim Markun, Oltjan Maxharin dhe Spartak Muçaj, të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Çlirim Marku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

-Oltjan Maxhari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

-Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al