Transmetuar më 09-07-2020, 09:36
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me shërbimet e Policisë Kufitare u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar L.R., 37 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 37-vjeçari rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, bazuar në vendimin e Gjykatës së Zagrebit, e cila në vitin 2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me drogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policinë e Kukësit bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957. /a.y/noa.al