Transmetuar më 09-07-2020, 09:10

Një statujë druri e zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump, në qytetin e saj të lindjes Sevenica, të Sllovenisë, është djegur gjatë natës mes 4 dhe 5 korrikut.

Ky lajm raportohet nga Reuters, duke cituar artistin amerikan Brad Downey, i cili realizoi veprën.

“Dua të di se pse e bënë”, tha Downey. Ai kërkon të flasë me autorët e këtij veprimi, për një film që po realizon në kuadër të ekspozitës së tij që pritet të hapë në shtator.

Statuja përfaqësonte Melaninë të veshur me të kaltra, ashtu siç u shfaq kur i shoqi Donald Trump, mori detyrën si President. /a.y/noa.al