Transmetuar më 09-07-2020, 08:44

Ashtu si çdo mëngjes edhe sot emisioni “ABC e Mëngjesit” ka nisur me batutat e moderatorëve Sibora Bitri dhe Enkel Demi.

Ky i fundit me plot humor ka treguar edhe një të fshehtë të para shumë viteve, në kohën kur drejtonte emisionin “Kutia e fundit”.

Keli ka deklaruar se programin ia mbyllën pasi vendosën të transmetonin telenovelën turke “Ezelin”.

“Kur unë bëja ‘Kutia e fundit’, televizioni ku punoja vendosi ta mbyll dhe të vendos Ezelin. Unë dhe Edi Oga vendosëm të bëjmë ca prova për kinostudio, po ngelën vetëm në foto”, tha ndër të tjera Demi.