Transmetuar më 08-07-2020, 21:41

Anëtarja e Komitetit Teknik për parandalimin e pandimisë në vendit tonë Gjeorgjina Kuli tha sot se nisur nga rastet në rritje me Covid-18, kemi vendosur që maska të mbahet me detyrim nga qytetarët.

Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv Gjeorgjina Kuli, e sheh këtë vendim si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Gjeorgjina Kuli foli në Repolitix, ku mes të tjerash tha se pasi është analizuar gjendje aktuale, teksa numri mbetet i të prekurve mbetet i lartë, "kemi vendosur që maska të bëhet e detyrueshme.

Nëse ky vendim nuk respektohet, Kuli tha se "uksh nuk mban maskë në ambient me shumë njerëz do gjobitet".

Ishte mjeku Pëllumb Pipero që e paralajmëroi një gjë të tillë, pak ditë më parë.

Kujtojmë se maskat, sipas ekspertëve nuk mund të përdoren më tepër se një herë, dhe pas përdorimit ato duhen flakur. Çmimi i tyre ka variuar nga 80 lekë në 100 lekë të rinj, në farmacitë e Tiranës, gjatë ditëve të fundit. Nuk dihet nëse është marrë parasysh kjo masë, sa i përket xhepave të qytetarëve.

/NOA.al