Transmetuar më 08-07-2020, 20:47

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Aksidenti ndodhi para një karburanti në këtë qytet.

Raportohet se tre të lënduar kanë mbetur nga përplasja e dy mjeteve dhe një motori.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pamjet nga zona e aksidentit të rrethuar nga policia tregojnë edhe një prani të madhe të njerëzve kureshtarë mbi këtë aksident./NOA.al