Transmetuar më 08-07-2020, 20:23

Në prag të derbit të madh të kryeqytetit, Tirana-Partizani, ndeshje që vlerësohet vendimtare për bardheblutë në objektivin që ata kanë për titullin kampion, nuk mund të qëndronte totalisht në heshtje "Covid-19".

Mësohet se dy lojtarë të Partizanit, Deian Baldor dhe Besnik Ferhati janë prekur nga “COVID-19”.

Në këto kushte edhe të tjerët do t’i nënshtrohen tamponit, çka vë në rrezik zhvillimin e derbit. Baldor dhe Ferhati janë vetëkarantinuar në banesë.

Asnjë lojtar tjetër nuk ka simptoma, por edhe ata do t’i nënshtrohen tamponit.

"Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv|, thuhet në njoftimin zyrtar.

"Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit".

Ndeshja e fundit derbi në këtë sezon është planifikuar të luhet më 10 korrik.

FSHF do të vendosë mbi këtë takim, pasi edhe të tjerë në kampin e kuq t’i nënshtrohen tamponit.

/NOA.al