Transmetuar më 08-07-2020, 19:43

Të tjerë mjekë dhe infermierë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në maternitetin e Elbasanit pas testimeve në Institutin e Shëndetit Publik.

Mësohet se përgjigjet e testit të Covid-19 ndaj 14 personave personel shëndetësor të gjinekologjikut, katër prej tyre kanë rezultuar të prekur.

Konkretisht, 4 infermierë dhe mjeku i fëmijëve që asiston në lindje ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa 9 personat e tjerë fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Para dy ditësh pozitive rezultoi edhe bashkëshortja e mjekut pediatër, e cila gjithashtu punon si kryeinfermiere te gjinekologjiku. /k.k/noa.al/