Transmetuar më 08-07-2020, 18:52

Është ndarë sot nga jeta në moshën 87-vjeçare artisti, kompozitori dhe pedagogu i njohur Gjovalin Lazri.

Gjovalin Lazri vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai u vlerësua me titullin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i vendit Ilir Meta para disa ditësh.

Për disa dekada Lazri ka qenë drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ në fushën e pedagogjisë artistike, duke sakrifikuar kështu edhe karrierën e tij artistike si violonçelist.

Gjergj Lazri, i biri, kur mori dekoratën e të atit gjatë muajit qershor, tregoi se ishte i sëmurë dhe e kishte të pamundur ta tërhiqte atë.

“Babai të them të drejtën është sëmurë. Unë jam i gëzuar që arrita të vij, në një moment të vështirë, por arritëm që të komunikonim ditët e para. Mamaja është gruaja heroinë, që i ka qëndruar në këmbë. Edhe tani që ai është në shtrat, ajo luan disa pjesë në piano edhe kjo gjë i jep shumë paqe”, u shpreh Lazri në ditën e dekorimit të babait të tij.

/NOA.al