Transmetuar më 08-07-2020, 14:00
Foto ilustruese

Drejtori i një banke në Berat është goditur me grushta nga një klient pas një debati mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në ambientet e një banke të nivelit të dytë.

Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i 52-vjeçarit T. K., i cili pas një debati me drejtorin e kësaj banke,

ka dhunuar këtë të fundit.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /a.y/noa.al