Transmetuar më 08-07-2020, 11:20
Foto ilustruese

Një operacion policor i koduar “Kredia” ka vënë në pranga dy persona, të përfshirë në në fushën e mashtrimit me të holla, duke e çuar në 8 numrin e të prangosurve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kredia”, i finalizuar në janar 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare, në vijim të hetimeve të kryera është bërë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Beratit, për ndalimin e shtetasve E. I., 26 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Nga hetimet disamujore të kryera janë siguruar prova bindëse për veprimtarinë kriminale të këtyre dy të ndaluarve, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe bashkëpunëtorët e tjerë që janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit përvetësonin shuma të hollash me anë të mashtrimit, duke nënshkruar edhe kontrata huaje në emër të një shoqërisë me objekt veprimtarie dhënie kredie, me qëllim përvetësimin e shumave të lekëve, gjë për të cilën kjo shoqëri nuk kishte dijeni.

Në ngarkim të tyre për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprat penale “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. /a.y/noa.al