Transmetuar më 08-07-2020, 09:58

Një ngjarje e rëndë vjen nga Durrësi, ku një burrë ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura.

Si i dyshuar për ngjarjen nga ana e uniformave blu të policisë Durrës u arrestua në flagrancë R. S., 56 vjeç, banues në Durrës.

I ndaluari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura, 9 dhe 13 vjeç.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i dyshuari iu ka treguar organin gjenital të miturave duke e bërë këtë veprim para tyre gjë që i ka shtangur dhe kanë njoftuar familjarët e tyre, kurse këta të fundit, policinë.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme. I dyshuari akuzohet për veprën penale ngacmim seksual dhe një dosje me provat policore po i dërgohet prokurorisë. /a.y/noa.al