Transmetuar më 08-07-2020, 09:41

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 08:35, ku mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al