Transmetuar më 08-07-2020, 09:18

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme, në Durrës, ku një makinë ka përfunduar mbi hekurat anës rrugës.

Bëhet me dije se makina ka qenë me shpejtësi të madhe dhe për të devijuar përplasjen, ka manovruar anës rrugës.

Aksidenti është shënuar në lagjen nr.11, në rrugën “Aleksandër Goga”, ku dyshohet se makina ka tentuar të shmangë përplasjen.

Siç mund të shihni në fotografi dhe video, makina është dëmtuar në pjesën e përparme.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se nga aksidenti ka pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit. /a.y/noa.al

Makina përfundon mbi hekurat e rrugës, pamjet nga aksidenti LAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2173690.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 8 juillet 2020