Transmetuar më 08-07-2020, 07:14

Një infermiere në Kili ka gjetur një mënyrë interesante për t’i argëtuar pacientët e saj me Covid-19.

Dy herë në javë ajo sapo të përfundoj punën merr violinën e saj dhe argëton pacientët më këngë të njohura latine.

Damaris Silva është 26 vjeçe dhe mes melodive të saj ka përfshirë edhe serenata të ndryshme për pacientët në repartin e terapisë intensive të spitalit El Pino de San Bernardo, në Santiago të Kilit.

Një infermiere sjell shpresë me violinë tek pacientët me COVID-19

Publiée par Agjencia Noa sur Mercredi 8 juillet 2020