Transmetuar më 07-07-2020, 21:25

Një dramë që të kujton filmin e Tom Hanks "Terminali".

Kjo i ka ndodhur një turisti estonez, që u bllokua për shkak të pandemisë. Ai ka ngrënë dhe fjetur në Aeroportin Manila, Filipine, për muaj të tërë.

Turisti tha se ka jetuar në zonën e braktisur të nisjes së një aeroporti për 110 ditë për shkak të pandemisë koronavirus" – transemton NOA.al.

Roman Trofimov thotë se ai është bllokuar në Filipine gjatë mbylljes së papritur prej Covid 19,  pasi ngeci nga "udhëtimi i ëndrrave të tij", në Azinë Juglindore.

Kjo sagë e çuditshme të kujton filmin "The Terminal" nga Tom Hanks.

Trofimov ishte midis udhëtarëve në mbarë botën të kapur në kaos, ndërsa linjat ajrore ndaluan udhëtimet dhe të gjitha vendet nxituan të mbyllin kufijtë e tyre.

Trofimov nga fotot shihet tani një mjekër të gjatë dhe flokë të dendur. Postimet e tij u bënë virale në Facebook duke dokumentuar gjendjen apo pasojat që la pandemia- në të cilën ai pretendon se mbijetoi me ushqime të dhuruara nga stafi i aeroportit./NOA.al