Transmetuar më 07-07-2020, 20:41

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil ku një i mitur është vrarë nga nëna e tij, për shkak se luante me celular deri natën vonë.

Policia në Brazil ka arrestuar Alexandra Dougokenski për vrasjen e Rafaelit 11-vjeçar të enjten, 2 korrik, pasi ajo rrëfeu për krimin tronditës.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm disa javë pasi Rafaeli shkroi një poezi, në të cilën shprehej se e donte shumë nënën e tij.

Në poezi, Rafaeli falenderoi nënën e tij për kujdesin ndaj tij dhe vëllait të tij, dhe tha se buzëqeshja e saj do të thoshte ‘gjithçka’ për të.

Nëna e divorcuar me dy fëmijë, fillimisht u përpoq të largonte dyshimet nga vetja duke pretenduar se fëmija ishte larguar nga shtëpia.

Hetuesit filluan një kërkim të gjerë, me ndihmën e qenve dhe miqve të shqetësuar të familjes, në pyllin afër shtëpisë së familjes në Planato, Rio Grande do Sul.

Kur kontrolli nuk arriti të gjente djalin, ajo rrëfeu që e kishte mbytur me një rrobë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Brazil por edhe më gjerë./noa.al/