Transmetuar më 07-07-2020, 18:25

Burg ka caktuar Gjykata e Posaçme për shtatë anëtarët e një grupi që trafikonin persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë.

Më konkretisht dënimet janë dhënë si më poshtë:

Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni janë dënuar me nga 11 vite burg, kurse 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kiri dhe Pëllumb Pali me nga 10 vite burg.

Disa persona të tjerë, pjesë e grupit kanë përfituar gjykim të shkurtuar pasi kanë pranuar akuzat.

Nga hetimet u zbulua skema se si ata arrinin që të trafikonin persona në SHBA dhe Angli duke përdorur dokumente dhe viza false.

Për çdo person grupi përfitonte një shumë parash që arrinte deri në 12 mijë euro.

Grupi kriminal u shkatërrua në vitin 2018, dhe funksiononte në gjithë Shqipërinë, por me bazë në një laborator në Shkodër ku falsifikoheshin pasaportat dhe vizat apo kartat ID. /k.k/noa.al/