Trenat përplasen kokë më kokë, viktima dhe të plagosur
Transmetuar më 07-07-2020, 18:12

Dy trena janë përplasur kokë më kokë këtë të martë në Çeki.

Për pasojë, të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera u plagosën.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:10, në hekurudhën midis Pernink dhe Karlovy Vary.

Mediat atje kanë shkruar se aksidenti ndodhi afër Pernink, rreth 120 kilometra në perëndim të Pragës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy helikopterë dhe shërbime të tjera të urgjencës për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti të pazakontë, për të cilin ka nisur një hetim. /k.k/noa.al/

Loading...