Transmetuar më 07-07-2020, 17:25

Ndahen nga jeta binjakët e bashkuar në një trup të vetëm, të cilët kanë hyrë në histori si më jetëgjatët në llojin e tyre.

Ronnie dhe Donnie Gayln, ndërruan jetë më 4 korrik në qytetin e tyre të lindjes në Dejtn, Ohio.

Ronnie dhe Donnie Galyon kanë lindur më 28 tetor 1951 në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe kanë peshuar 11 kilogramë.

Dy vitet e para të jetës së tyre i kaluan në spital, pasi mjekët po përpiqeshin të gjenin një mënyrë për t’i ndarë ata.

Kur mjekët i thanë se nuk kishte asnjë garanci që të dy djemtë të mbijetonin nga operacioni, Uesley dhe Eileen refuzuan t’i operonin.

Për 68 vjet, vëllezërit jetuan ballë për ballë, të ngjitur me njëri-tjetrin. Ata kishin lindur secili me zemër dhe stomak të veçantë dhe kishin krahët e këmbët e tyre. /k.k/noa.al/