Transmetuar më 07-07-2020, 16:43

Shqipëria ndërmori një hap të madh drejt barazisë së komunitetit LGBTQ, teksa vendi i Evropës juglindore ndaloi terapinë e konvertimit ndaj të miturve.

Javën e kaluar, Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë njoftoi një politikë të re që ndalon anëtarët të praktikojnë terapi të konvertimit, apo çdo përpjekje për të "ndryshuar" orientimin seksual të pacientit ose identitetin gjinor. Praktika e dëmshme, nganjëherë vdekjeprurëse është diskredituar dhe dënuar gjerësisht nga Parlamenti Evropian, Shoqata Psikiatrike Botërore, Kombet e Bashkuara dhe Organizata e Shëndetit Pan Amerikan, një degë rajonale kjo e organizatës Botërore të Shëndetit.

Sipas rregulloreve të reja, çdo praktikant i regjistruar përmes Urdhrit të Psikologëve mund të përballet me veprim disiplinor, nëse kapet duke ofruar terapi konvertimi. Është e paqartë nëse kjo masë vlen vetëm për të rinjtë LGBTQ, apo përfshin të gjithë këtë komunitet.

Megjithëse aksioni nuk shkoi në parlamentin e Shqipërisë, ambasada lokale e të drejtave LGBTQ  tha se masa është "e vlefshme ligjërisht". Të gjithë psikologët, nga 600 të rregjistruar që në vitin 2017, që ushtrojnë praktikën në vendin tonë, duhet të licencohen me urdhër të posaçëm, për të ushtruar një detyrë të tillë.

"Ky është vendimi përfundimtar i cili nuk ka nevojë të kalojë as legjislativin, as ekzekutivin për të hyrë në fuqi", tha kreu i Ambasadës Pink në vendin tonë, Altin Hazizaj për "Agence France Presse".

Ambasada Pink theksoi se njerëzit LGBTQ + të cilët i nënshtrohen terapisë së konvertimit kanë 8.4 më shumë të ngjarë t’i japin fund jetës së tyre.

Kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Evropë që ndalon përpjekjet e ndryshimit të orientimit dhe i vetmi komb postkomunist, që e realizon këtë. Malta u bë vendi i parë i Evropës që ndërmori veprime kundër praktikës në dhjetor 2016, e ndjekur nga Gjermania këtë muaj.

Disa vende të tjera kanë ndaluar ose kufizuar terapinë e konvertimit jashtë Evropës, përfshirë Argjentinën, Ekuadorin, Fixhinë, Samoa, Tajvanin dhe Uruguajin. Trajtimi  ​​është i paligjshëm në 20 shtete amerikane dhe pjesë të Kanadasë, ndërsa vende si Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar po shkojnë drejt ndalimeve për terapinë e konvertimit.

Ndërsa aktivistët për të drejtat e LGBTQ + në Shqipëri i përshëndetën lëvizjet e fundit si "dukshëm të rëndësishme", që të celebrohen edhe martesat, megjithëse shumëkush paralajmëron se një vend  konservator si Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të shkuar drejt saj. Martesat brenda të njëjtit seks janë aktualisht të ndaluara në Shqipëri, dhe çiftet LGBTQ + nuk mund të birësojnë fëmijë.

Megjithëse njerëzit LGBTQ + janë mbrojtur në ligjin kundër diskriminimit që nga viti 2010,  ka pasur 450 krime të urrejtjes të drejtuara ndaj anëtarëve të komunitetit vitin e kaluar.

Pak prej tyre janë raportuar në polici.

Raporti i vitit 2020 nga grupi ndërkombëtar i të drejtave LGBTQ + ILGA, i cili u publikua javën e kaluar, renditi Shqipërinë në vendin e 28-të nga 49 vendet e Evropës, mbi barazinë e paqëndrueshme. Ky numër ka të ngjarë të rritet në sondazhin e vitit 2021 si rezultat i ndalimit të terapisë së konvertimit.

/NOA.al