Transmetuar më 07-07-2020, 16:01
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën tragjikisht sot në Grykën e Këlcyrës.

Mësohet se Avdul Merko rrëshkiti nga një lartësi e konsiderueshme.

62-vjeçari ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Bëhet me dije se ai ishte duke prerë degë në një pemë. Po hetohet për shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/