Transmetuar më 07-07-2020, 15:42
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor.

Ngjarja u raportua në lagjen numër 3 të qytetit të Kavajës, ku një makinë u përplas me një motoçikletë.

Mjeti me drejtuese shtetasen V. Sh. ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin R. R., 53 vjeç.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/