Transmetuar më 07-07-2020, 12:34

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Mesdita”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, policia e Vlorës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me  Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe arrestimin provizor të Arben Zenelit, 44, vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

I ndaluari gjatë mesditës së të hënës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kjo pasi Zeneli akuzohet, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /a.y/noa.al