Transmetuar më 07-07-2020, 11:01
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën i mbytur në një rezervuar në Bilisht.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, afër qytetit të Bilishtit.

Në vendin e quajtur “Rezervuari i Sellcave”, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht Artan Arapi, rreth 53 vjeç, banues në Bilisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al