Transmetuar më 07-07-2020, 10:51

Operacioni Fora e Ligjit iu kërkon tre personave të dënuar për drogë dhe prostitucion që të deklarojnë pasurinë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Lani Duleviç, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

-Andrea Dinga, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

-Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al