Transmetuar më 07-07-2020, 10:17

Policia e Fierit ka ushtruar kontroll në banesat ku janë karantinuar personat e infektuar me koronavirusin.

Kontrollet po kryhen me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Mbi bazën e listave të përditësuara që disponon policia e qarkut Fier, për personat e prekur nga Covid-19 dhe ata që janë kontakte të personave të prekur, janë zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, efektivët e policisë Lushnjë proceduan penalisht 22-vjeçaren M. H., banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia nuk u gjet në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Policia mori kontakt me të renë në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.

Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga Covid-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së Covid-19. /a.y/noa.al

Policia kontroll të infektuarve, një vajzë e prekur nga Covid nuk gjendet në banesëLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2173413.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 7 juillet 2020