Transmetuar më 07-07-2020, 01:14

Në Komunë e Malishevës në Kosovë, një person ka vdekur si pasojë e sëmundjes së etheve hemorragjike.

Përmes një njoftimi, autoritetet lokale të kësaj komune, thanë se kjo është viktima e parë nga kjo sëmundje në gjashtë vjetët e fundit.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Pas gjashtë viteve, shënohet rasti i parë i vdekjes nga EHKK në MalishevëMalishevë, 6 korrikNë natën në mes të së…

Publiée par Komuna Malishevë sur Lundi 6 juillet 2020

Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

“Deri më 5 korrik në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta dhe një rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Të nderuar qytetarë!Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Lundi 6 juillet 2020