Në Kosovë edhe 195 raste me koronavirus dhe katër viktima
Transmetuar më 07-07-2020, 01:02

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 195 raste pozitive me koronavirus. Në njoftimin e lëshuar pas mesnatës duke hyrë e marta nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga koronavirusi arriti në 79, nga 75 sa ka qenë një ditë më parë.

Rastet e reja pozitive thuhet se rezultojnë nga testimi i 495 mostrave. Numri më i madh i tyre, 102, u regjistrua në Prishtinë.

Të tjerat janë si vijon: Komuna e Ferizajt 17 raste, Komuna e Fushë Kosovës 11 raste, Komuna e Gjakovës 10 raste, Komuna e Gjilanit 8 raste, Komuna e Prizrenit 7 raste, Komuna e Deçanit 6 raste, Komuna e Mitrovicës 5 raste, Komuna e Drenasit 4 raste, Komuna e Skenderajt 4 raste, Komuna e Lipjanit 4 raste, Komuna e Obiliqit 3 raste, Komuna e Rahovecit 3 raste, Komuna e Pejës 2 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste, Komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të hënën janë shëruar 44 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 1,946.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,703 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,678 mbeten aktive.

Loading...