Transmetuar më 06-07-2020, 23:35

Një moment i frikshëm aksidenti është filmuar në Brazil, ku një djalë 2-vjeçar është goditur nga një makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë kockë të thyer.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihet vogëlushi Theo dos Reis Santos duke kaluar rrugën.

Në këtë kohë një makinë i afrohet dhe e godet fuqishëm.

Ndërkohë pas këtij momenti, ndërhynë mamaja e vogëlushit e cila e merr atë me shpejtësi në krahë dhe e largon nga rruga.

Sipas raportimeve vogëlushi ia ka hedhur paq këtij aksidenti dhe ka përfunduar me vetëm disa gërvishtje të lehta në trup, e një dhëmb të thyer.

Më poshtë keni videon: