Transmetuar më 06-07-2020, 21:56

Covid-19 ka lënë aktualisht Elbasanin pa shërbimin e repartit të gjinekologjisë.

Është mbyllur për shkak të koronavirusit reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit.

Shkak për mbylljen mësohet se është infektimi i katër infermiereve, të cilat rezultuan pozitiv me covid-19.

Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të Covid-19 në maternitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë gjatë orëve të fundit.

Sakaq, vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor, të këtij spitali.

/NOA.al