Transmetuar më 06-07-2020, 20:24
Goditet nga rrufeja një futbollisti 16-vjeçar në Rusi.
I riu rus është në gjendje kome.
Ngjarja ndodhi në Orekhovo-Zuevo, pranë Moskës, teksa Ivan Zaborsky po stërvitej veçmas shokëve pasi luan në rolin e portierit.
Ai kishte në qafë një varëse metalike, e cila është goditur nga rrufeja.
“Është në gjendje të qëndrueshme, por mjekët e kthyen në koma të induktuar për shkak të shokut të madh të pësuar. Në qafë i ka ngelur shenja e varëses që u godit nga rrufeja. Doktorët thanë se është me shumë fat që shpëtoi”, thotë e dashura e portierit për “Podyem”.
Më poshtë keni pamjet e frikshme: