Transmetuar më 06-07-2020, 19:57

Autoritetet policore në Itali kanë arritur të zbulojnë një laborator për përpunimin e heroinës, në një provincë të Veronës.

Laboratori ishte vendosur në një banesë, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë dhe 1 tunizian.

Në këtë operacion janë sekuestruar 2.5 kilogramë heroinë e cilësisë së pastër, 3 kilogramë substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e heroinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë marijuanë e hashash.

Të tre të arrestuarit ndodhen në burgon Montorio të Veronës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Prej fillimit të vitit 2020 deri më sot në territorin e provincës së Veronës, Guardia Di Finanza ka sekuestruar 13 kilogramë kokainë, 6.5 kilogramë heroinë, 38.7 kilogramë marijuanë e hashash si dhe janë vënë nën masë ndalimi 50 trafikantë , 20 prej të cilëve nën pranga. /k.k/noa.al/