Transmetuar më 06-07-2020, 19:49
Foto ilustruese

Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident pasditen e sotme, pasi makina në të cilën ajo udhëtonte doli nga rruga.

Ngjarja ndodhi në Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, ku mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë makina është përmbysur dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet shkaku i ngjarjes, por dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidnetit. /k.k/noa.al/